Ks Besa

Thursday, February 4, 2010

Besa e padukshme, Flamurtari fiton me lehtësi 3-0

FLAMURTARI – BESA 3-0

Shënues: Sakaj 27′ (pen), Memelli 69′, Lena 83′

Gjyqtarë: K.Meta, G.Qirici, D.Rexha (Tiranë)



Eshtë riluajtur ndeshja e shumëpërfolur mes Flamurtarit dhe Besës, e cila u përshkrua nga probleme të shumta herën e parë, kur përfundoi 1-0 për vlonjatët. Reklamimi i bërë nga klubi kavajas, nisur nga fakti se gjyqtari ndërroi mendje 3 herë brenda 10 minutave për një penallti, e detyroi Komisionin e Disiplinës në FSHF që ta konsideronte gabim teknik këtë gjë dhe ndeshja të riluhej. Kështu, të mërkurën e sotme, datë 3 shkurt 2010, në stadiumin pa tifozë të Vlorës, të dyja skuadrat janë vënë përballë njëra-tjetrës. Me Flamurtarin, që kërkonte medoemos 3 pikët, për t’iu larguar sadopak vendit të fundit në renditje, dhe me Besën, që nuk donte të distancohej më shumë nga Dinamo e vendit të parë. Por, krejt ndryshe nga pritshmëritë, në ndeshjen e riluajtur është shfaqur një Besë, që vetëm emrin kishte të tillë, pavarësisht formacionit titullar që ka përdorur trajneri Shpetim Duro. Lojtarë të skuadrës kavajase, që mezi lëviznin nëpër fushë, a thua i kishe futur me zor në luanin, gabime foshnjarake që në pasimin e parë të topit, mungesë qartësie në organizim dhe një sulm, me Sinanin dhe Cikalleshin, të shkëputur tërësisht nga pjesa tjetër e grupit. Në këtë mënyrë, i është lehtësuar mjaft puna Flamurtarit, që ka fituar me një rezultat krejt të papritur, 3-0. Tre gola për tri pikë të arta, që ngjallin shpresë në kampin vlonjat për vijimësinë e garës, ndërkohë që mbi Besën hidhen hije të forta dyshimi. Nuk po themi dyshime ekstrafutboll “fair-play“, por dyshime mbi vlerat reale të saj, për të rivalizuar Dinamon në luftën për titull kampion, sikurse vijojnë të deklarojnë drejtuesit e saj. Madje, me cka shfaqi në Vlorë, në riluajtjen e ndeshjes së javës së 18-të, me Flamurtarin, vë në rrezik serioz edhe vendin e dytë, që sulmohet nga kampionët në fuqi, Tirana. Pavarësisht emrave të spikatur të futbollit shqiptar, që ka në gjirin e saj Besa, në Vlorë të gjithë ishin hija e vetvetes, krejt të mpirë, pa dëshirë për të luajtur, aq më tepër për të fituar. Në këtë mënyrë, tërë ajo luftë që bëri presidenti Bizhdili, si fillim për ta marrë fitoren në tavolinë, pastaj për ta riluajtur ndeshjen, i ngjau asaj shprehjes popullore: “U mbars mali e polli një mi“. Në radhët e vlonjatëve gëzimi për këtë fitore ka qenë i ligjshëm, sepse e shohin veten me 18 pikë tashmë, aq sa edhe gramozi, duke ia lënë fundin e renditjes Skënderbeut. Ka rënë në sy loja e mirë e Memellit për vlonjatët, i cili ka fituar një penallti, të kthyer në gol nga Sakaj, në pjesën e parë, por ka dyfishuar dhe siguruar fitoren e Flamurtarit në pjesën e dytë. Golin e tretë e ka shënuar shqiptaro-maqedonasi Lena, në minutën e 83-të.

Wednesday, February 3, 2010

Sot ne Vlore, Ora 14:00 Riluhet Flamurtari - Besa

Besa humb Daniel Xhafen per sfiden kunder Flamurtarit.

Sulmuesi Xhafa ka shenuar ne dy ndeshjet e fundit, sot eshte i skualifikuar per kartona ne vend te tij Cikalleshi.



Trajneri i Beses, Shpetim Duro shprehet i bindur se nje fitore e mundshme ne ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit do ta rreshtoje skuadren kavajase ne garen per titull, deri ne javen e fundit dhe do t'i jape shanse te medha qe te arrije objektivin final. Kesisoj, pas paraqitjeve pozitive ne ndeshjet e ketij viti, Besa do te kerkoje fitoren e peste radhazi ne Vlore, perballe Flamurtarit vendas. Kjo ndeshje eshte luajtur nje jave me pare dhe perfundoi me fitoren e Flamurtarit me rezultatin 1-0, por per shkak te parregullsive qe jane konstatuar gjate lojes ne fundin e pjeses se pare, ku gjyqtari anuloi nje vendim plot tre here, FSHF vendosi qe kjo te luhet serish ndeshja. Stafi drejtues i Beses shprehet i sigurt se me mundesine e dyte qe i eshte dhene, do te arrije te fitoje duke pasur parasysh potencialin me te mire te lojtareve. Sulmuesi Vioresin Sinani, ka sjelle eksperiencen e duhur ne sulmin kavajas, gje qe eshte vertetuar me ndeshjen e fundit ne Fier, ndaj Apolonise. Besa ka udhetuar drejt Vlores, pa sulmuesin tjeter te formacionin baze, Daniel Xhafaj, por mungesa e tij do te gjeje alternativa te tjera, per te cilet trajneri Shpetim Duro eshte shprehur: - "Besa e ka nisur sezonin me pretendime te medha dhe nuk ka hequr dore ne asnje moment nga titulli, perderisa edhe ne janar ka afruar futbolliste te tjere me eksperience". Para udhetimit drejt Vlores, ne analizen e fundit trajneri Duro iu ka kerkuar lojtareve, qe te jene e vemendshem para ketij takimi delikat per objektivin final. Sakaq, presidenti i skuadres, Nexhat Bizhdili, nisur nga rezultate pozitive te javeve te fundit ka akorduar shperblime te majme per lojtaret. Megjithate, ne rast disfate me Flamurtarin, Besa do te mbetet larg pretendimeve te medha per te fituar titullin kampion. Diferenca mes kavajasve dhe kryesuesve te kampionatit do te mbetet 12 pike. Kjo diference i jap perparesi te medha Dinamos, qe do te luaje ndeshjes e radhes direkte, ne Tirane. Bluve te kryeqytetit iu duhet qe te munden kater ndeshje dhe kavajasit te mos gabojne asnje, qe ne Kavaje tifozet e shumte te shijojne me ne fund titullin e pare kampion, ne historine e klubit te tyre.

Formacioni i mundshem i Ks Besa:



_________________Shehi


Fagu______Dragusha_____Vrapi_____Hasalla



______Poçi_______Shkembi_____Dhembi



_____Cikalleshi_____Sinani_____Mancaku

Klubi Sportiv Besa është një klub që vije si trashëgimtare e Shoqërisë Kulturore-Sportive "Adriatiku" të themeluar në Kavajë nga popullsia sportdashëse e Kavajës në vitin 1925. Kjo shoqëri pas një kohe të shkurtër (1930) bëhet e njohur si "Sportklub Kavaja" dhe si "Sportklub Besa". Ndeshjen e parë të ekipit të futbollit e ka zhvilluar kundër Institutin Shqiptaro-Amerikan në malin e RobitGolemit. Në vitin 1935 klubi merr formën e një klubi të organizuar dhe ka kryesin e përbërë nga: Irfan Berati - kryetar , Fehmi Kazazi - nënkryetar , Dervish Cara - sekretar , anëtarë Sulejman Karkini dhe Reshat Asllani , arkëtar Rasim Sulejmani , anëtar për degën e zejtarisë Dhori Fora. Po në këtë vit "Besa" anëtarësohet në FSHF dhe merr pjesë në kampionatet kombëtare 1930,1931 dhe 1932 në kategorinë e dytë. Në vitin 1933 hynë në kategorinë e parë kombëtare. Gjatë viteve 1933-1937 radhitet e treta pas SK Tirana dhe SK Vllaznia.

Gjatë luftës së dytë botërore si luftëtarë humbin jetën disa anëtarë të klubit si: Mehmet Babamusta, Adil Alushi, Sami Karriqi dhe Millan Radosalja. Në këtë kohë fillon zvogëlimi i aktivitetit të klubit dhe mbështetej vetëm nga banorët e Kavajës.

Gjatë viteve 1945-1950 skuadra pasurohet me lojtarë të rijnë dhe arrin disa suksese në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kështu në sezonin 1945-46 fiton Kupën e Kryesisë së Federatës Sportive, po në vitin 1945 del në arenën ndërkombëtare me ndeshjen kundër "Sarajevo" të Jugosllavisë (1-2) në Sarajevë. Gjatë këtyre viteve një pjesë e madhe e lojtarëve të klubit luanin edhe për kombëtaren. Në historinë e klubit gjatë këtyre viteve hynë dhe goli i Qamil Telitit që në ndeshen kundër Rumanisë e nxjerrë Shqipërinë si Kampione ballkanike e vitit 1946.

1958 Besa arrin njërin ndër sukseset më të larta të saj në kampionatin shqiptarë, zënë vendin e dytë. Më 1961 dhe 1963 arrin në finale të Kupës së Shqipërisë dhe fiton kupën e gazetës "Sporti" ndërsa më 1965-ën fiton kupën e gazetës "Bashkimi"

Vitet e ˘60 përshkohen nga patriotizmi dhe nga motoja e kubit besa-besë, e cila e dominon edhe lojën e futbollistëve në fushë. Gjatë këtyre viteve Besa zhvilloi disa ndeshje me skuadra nga Rumania, Gjermania dhe Rusia. Në mungesë të një stadiumi këto ndeshje i zhvillonte në Durrës.

Viti 1971 për SK "Besa" ishte vit i ndeshjeve për Kupe Ballkanike. Pas fitoreve kundër dy skuadrave Jugosllave ajo takohet në finalen e Kupës Ballkanike me skuadrën greke " Panionasin" e cila pas dy ndeshjeve e fiton kupën.

Këto vite (1965-1975) në qytetin e Kavajës janë të njohura si "breza i artë" i klubit të tyre Në vitin 1972 merr pjesë në Kupat e Evropës dhe më 1974 bëhet Inaugurimi i Stadiumit "Besa".

1981 dhe më 1992 KS "Besa" gjendet në finalen e Kupave të Shqipërisë. Në sezonet 1977-78 dhe 1985-86, Besa zbret nga kategoria e parë e Shqipërisë për të mbetur vetëm nga një seonë në kategorin e dytë.